Ibra: Zllatani është si vera, e imagjinoni dot se çfarë do bëj në sezonin e ri?!

0

Zllatan Ibrahimoviç është gati të nisë sezonin e ri në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi është rikthyer të flasë, në stilin e tij si gjithmonë, pa frikë dhe plot besim te vetja.

Pavarësisht 37 viteve mbi supe, gjiganti suedez është gati të dominojë dhe të zbavitë tifozët amerikanë. Gjatë prononcimit për “CNN”, Ibra i rikthehet dhe njëherë momentit kur vendosi të kalonte oqeanin për t’u transferuar në MLS.

Goli spektakolar i shënuar kundër Los Anxhelos FC ishte një perlë e vërtetë dhe ishte shumë i rëndësishëm për të. Suedezi e cilëson atë si ndër tre më të bukurit në karrierën e tij, komenton tatuazhet e shumta që ka dhe e mbyll me një koment për Kristiano Ronaldon.

TRANSFERIMI – “Kur mbërrita këtu dëshiroja t’i tregoja gjithë Amerikës së çfarë ishte futbolli. Dëshiroja të tregoja gjithë potencialin tim, lojën time, mënyrën time të së qënurit. Sapo m’u dha mundësia për të luajtur në MLS, pranova menjëherë. E pashë si një mundësi të madhe për mua, për karrierën time dhe jetën jashtë fushave të blerta.”

IBRA – “Sa më i vjetër, aq më i fortë bëhem. Njësoj si vera e kuqe. Imagjinojeni pak se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri. Sezoni i kaluar më ndihmoi për të kuptuar se si funksionojnë gjërat këtu. Jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Tani e di që do të zbres në fushë dhe do të dominoj. Golin e shënuar nga mesi i fushës e konsideroj si ndër 3 më të bukurit e karrierës. Ai gol kishte një rëndësi të madhe për mua. Sapo isha kthyer nga një dëmtim në gju dhe njerëzit diskutonin nëse do të isha në gjendje të zbrisja përsëri në fushë. Kisha nevojë për një moment dhe emocion të tillë.”

TATUAZHET – “Kam shumë tatuazhe dhe natyrisht që më pëlqejnë të gjithë. I kam të gjithë në shpinë, sepse nuk më pëlqen t’i shoh. Ronaldo në MLS? Vetëm ai mund ta dijë nëse ardhja këtu do të ishte një sfidë. Sigurisht që ardhja e tij do të krijonte impakt dhe do të ishte diçka e bukur për Amerikën. Megjithatë, vetëm Kristiano e di se për çfarë ka nevojë.”

 

View this post on Instagram

 

Zlatan Ibrahimovic gets better with age ??

A post shared by ESPN UK (@espnuk) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.