Ibra vazhdon me të tijat: Do isha bërë president i Amerikës!

Ibrahimoviç është… Ibrahimoviç. Ai nuk di të shënojë vetëm gola në fushën e blertë, pasi është i zoti edhe jashtë saj. Shpesh nuk kanë munguar batutat e tij dhe tanimë ka lëshuar të radhës pas fitores që Los Anxhelos Galaksi ka arritur ndaj Filadelfia Union.

Suedezi asistoi në golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa më pas shënoi edhe golin e avantazhit. Deri në fund pati edhe një gol tjetër dhe LA Galaksi arriti të përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-3. Sulmuesi ndërkohë ka lëshuar “perlën” e radhës.

“Mendoj vetëm për të bërë punën time, jo për të ndryshuar kulturën e futbollit amerikan. Fati i tyre është se nuk erdha këtu dhjetë vite më parë,  përnndryshe unë do të isha bërë presidenti Shteteve të bashkuara të Amerikës”, është shprehur Ibrahimoviç, i cili para pak kohësh e cilësoi veten Zot të Los Anxhelosit, teksa shkruante pas transferimit të Lebron Xhejms: “Los Anxhelos kishte një Zot, tani ka edhe një mbret”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online