Ibra u jep fund dilemave, zbuloni ekipin e “ri” të suedezit

0

Zllatan Ibrahimoviç u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Sulmuesi suedez, i cili aktualisht është një lojtar i LA Galaksi, ka shpërndarë një video-mesazh në llogaritë e tij në “rrjetet sociale”, që shoqërohet me mbishkrimin “MLZ, nuk kam mbaruar punë me ty”.

“MLZ” është një lojë fjalësh që 37-vjeçari përdor për inicialet e kampionatit amerikan “MLS” (Major League Soccer), ku Zllatan luajti gjatë vitit të kaluar me skuadrën Los Angeles Galaxy. Gjatë videos Ibrahimoviç shfaqet brenda dhomës së zhveshjes së skuadrës nga Kalifornia.

Mesa duket, suedezi ka vendosur të vijojë bashkëpunimin me ekipin e LA Galaksi, edhe pse kishte marrëveshje që e lejonte të largohej në rast oferte nga Europa.

Gjatë sezonit që sapo lamë pas, Ibrahimoviç shënoi 22 gola në 27 aktivizime, por kualifikimi në playoff u dogj në javën e fundit të sezonit.

Në javët e fundit përfaqësuesit e lojtarit ishin në bisedime me drejtuesit e Milanit, por nuk ishte e thënë që rikthimi i sulmuesit në Milano të bëhej realitet.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.