Ibra u jep “Djajve të Kuq” trofeun e parë

0

Shkoi në Angli për trofe dhe e ka mbajtur fjalën: Zllatan Ibrahimoviç i ka dhuruar Mançester Junajtidit trofeun e parë të sezonit, duke shënuar 2 gola vendimtarë në fitoren e vuajtur 3-2 ndaj Sauthemptonit, në finalen e Kupës së Ligës.

Një ndeshje fantastike, me gola e lojë të shkëlqyer, por Sauthempton kthehet në shtëpi me shumë keqardhje për një ndeshje të madhe dhe një gol të anuluar në mënyrë të padrejtë.

Junajtid mendoi se e fitoi kupën, kur Ibrahimoviç në minutën e 19-të dhe Lingard në të 38-tën e çuan në 2-0 rezultatin, por Manolo Gabiadini në minutën shtesë të pjesës së parë shkurtoi. Sërish italiani gjeti barazimin sapo nisi pjesa e dytë, si dhe iu anulua një gol i tretë, i rregullt duke parë pamjet.

Me Sauthemptonin që ishte pranë përmbysjes së madhe, Junajtid rezistoi me shpirt ndër dhëmbë, derisa Ibrahimoviç, 3 minuta para mbylljes, vendosi fatet e finales.

KUPA E LIGES / FINALE

MAN UTD – SAUTHEMPTON         3-2

Golat: Ibrahimoviç 19, 86; Lingard 38 /  Gabiadini 45, 48

Man Utd: de Gea, Valencia, Beili, Smalling, Rojo, Ander Herrera, Pogba, Lingard (Rashford 76), Mata (Karrik 46), Marsial, Ibrahimoviç.

Sauthampton: Forster, Sedrik, Stefens, Joshida, Bertrand, Uord-Praus, Romeu, Devis, Redmond, Gabiadini, Tadiç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here