Ibra “tradhton”, shmang sfidën me Juventusin

Zllatan Ibrahimoviç nuk do të marrë pjesë në sfidën e yjeve të kampionatit amerikan kundër Juventusit, duke shmangur kështu një përballje mjaft interesante me një prej ish-skuadrave ku ka luajtur në karrierën e vet legjendare.

Sulmuesi i LA Galaksi shënoi 3 gola në ndeshjen e fundit të kampionatit, mëngjesin e sotëm me orën tonë, ndërsa të mërkurën duhej të luante për MLS All-Star, skuadër përfaqësuese e kampionatit, përzgjedhur në bazë të votimit të tifozëve.

Sipas rregullores, Ibra nuk lejohet të luajë as në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, si ndëshkim për këtë tërheqje, por Galaksi ka shpjeguar se sulmuesi është sforcuar shumë fizikisht kohët e fundit, me shumë ndeshje e udhëtime, ndërsa vetë Ibra shpjegon: “Jam i zhgënjyer që do të mungoj në All-Star Game të këtij viti, kundër Juventusit. Falënderoj tifozët që më kanë votuar. Tani jam i përqendruar te shënimi i golave për të ndihmuar LA Galaksinë të shkojë në play-off”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *