Ibra tek Milani? Tifozët japin mendimin e tyre!

0

Zllatan Ibrahimoviç po vijon që të bëjë mirë në Amerikë, ku prej një sezoni jep kontributin e tij me LA Galaksi. Suedezi ka shënuar plot 20 gola në “tokën e premtuar” dhe po tregon se për të mosha është vetëm një numër. Forma e mirë po i nxit skuadrat europiane që ta mendojnë një rikthim të sulmuesit në futbollin e madh, me Milanin që duket se e ka seriozisht.

Kaq ka mjaftuar që tifozët kuqezi të ëndërrojnë dhe të shpresojnë se që në janar mund të afrojnë një ish-lojtar, i cili edhe pse është 37-vjeç mund të jetë sërish produktiv. “MilanNews.it” ja nxjerrë një sondazh sa i përket dëshirës së tifozëve për një rikthim të mundshëm të sulmuesit.

Rezultati mund të thuhet se ka qenë befasues, kjo për faktin se një pjesë e madhe e tifozëve kanë qenë “pro” rikthimit të suedezit tek Milani. Saktësisht 86.95% kanë votuar për një rikthim të Ibrës, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë kundër. Ibra ka luajtur për Milanin për dy sezone saktësisht në 2010-2012, ku shënoi dhe plot 42 gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.