Ibra shënon me një penallti të çuditshme dhe kërkon një Top të Artë për çdo suedez

Zllatan Ibrahimoviç nuk shkoi dot në Botëror dhe për këtë feston Los Anxheles Galaksi. Kjo për faktin se pikërisht në muajin e Botërorit Ibra ka gjetur formën perfekte dhe në 4 ndeshje që ka luajtur në muajin e fundit ka shënuar 6 gola.

Mbrëmë Galaksi fitoi 4-0 ndaj Kolumbus Kru dhe Ibra shënoi një gol me 11-metërsh. Kur ndeshja ishte 1-0, sulmuesi u ndal më një faull të çuditshëm në zonë, sepse një mbrojtës iu hodh sipër dhe e goditi me këmbë e duar.

Ishte goli i 11-të në 14 ndeshje në Amerikë për Ibrahimoviç, i cili ndërkohë në Twitter ka postuar një mesazh për kombëtaren e Suedisë, që u eliminua nga Anglia në Kupën e Botës, në çerekfinale, një arritje e madhe për nordikët.

“Çdo lojtar duhet të marrë një Top të Artë në Suedi. Ajo që bënë ata do të mbahet mend përgjithmonë. Faleminderit për spektaklin”, shkruan Ibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *