Ibra sërish kundër Ronaldos: Transferimi te Juve nuk është sfidë!

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, shpeshherë përbën lajm me deklaratat e tij. Edhe sot, bomberi ka kritikuar sërish yllin portugez, Kristiano Ronaldo dhe transferimin e këtij të fundit te Juventusi.

Ibrahimoviç foli për “DAZN”, ku u shpreh: “Nuk kam thënë që transferimi i Ronaldos te Juventusi është i gabuar. Fjalët e mia janë keqkuptuar. Thjesht kam dashur të thoja që ardhja e Ronaldos te skuadra që ka fituar titullin shtatë vite radhazi nuk është një sfidë.

Nuk është sfidë të shkosh te një nga ekipet më të mira në botë. Ndoshta ka dashur të thotë diçka tjetër në vend të sfidës. Për mua, një sfidë është të shkosh te një skuadër dhe të jesh lider, ta çosh përpara.

Gjithsesi, nuk mund të them që ky transferim është shumë i rëndësishëm për futbollin italian, pasi për mua, Serie A është shtëpia e dytë”,- u shpreh Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *