Ibra parashikon Junajtid-Barça: Ja kush do të bëjë diferencën!

Zlatan Ibrahimoviç ka veshur si fanellën e Mançester Junajtid, ashtu dhe atë të Barcelonës dhe për sfidën që këto dy skuadra kanë kundër njëra-tjetrës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nuk mund të rrinte pa dhënë parashikimin e tij. Nga Amerika, Ibra u shpreh:

“Do të jetë një ndeshje interesante, dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdha që përplasen me njëra-tjetrën. Dy klube me shumë historie dhe do të jetë emocionuese të shikosh atë ndeshje. Lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat, por të shohim cili ekip do të jetë më mirë ditën e ndeshjes, pasi gjithçka mund të ndodhë.

Futbolli është një sport kolektiv, ku grupi duhet të jetë i fortë që të fitosh, por në sfida të tilla, diferenca mund të bëhet edhe nga individë të caktuar. Leo dihet, por dhe Pogba besoj se do të bëjë diferencën. Ai është një lojtar për ndeshje të tilla dhe mund t’i japë Junajtid një marsh më shumë” tha ylli suedez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *