Ibra nuk është gjithmonë “njëshi”, kësaj here e pëson!

Zllatan Ibrahimoviç prej më shumë se një dekade është një ndër futbollistët më të famshëm dhe më të mirë paguar. Sulmuesi suedez njihet për karakterin e tij arrogant dhe shpeshherë kjo gjë bëhet dhe qesharake, por fundja fundit Ibra ka me çfarë të mburret. Megjithatë jeta e 36-vjeçarit nuk është e mbushur vetëm suksese, pasi ka edhe dështime…

Mediet në Suedi kanë zbuluar se Ibrahimoviç sapo ka mbyllur kompaninë e tij të veshjeve sportive “A-Z”, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme. Biznesi i suedezit ka rezultuar një dështim total, pasi ai ka humbur një shumë kolosale prej 21 milionë eurosh.

Tani këshilla e vetme që ngelet për Ibrën është që arrogancën ta mbajë në fushën e blertë, ndërsa në fushën e biznesit duhet të bënte mirë përdorte më shumë mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *