Ibra-Milan merr një kthesë të papritur, shkak fëmijët e suedezit

0

Ekipi që është përfolur më së shumti në kuadër të merkatos së janarit është padyshim Milani. Kuqezinjtë, pasi kanë siguruar shërbimet e Lukas Paketës, thuhet se janë shumë pranë Zllatan Ibrahimoviç, madje është thënë se palët kanë diskutuar dhe detajet e kontratës.

Gjithsesi, ditën e sotme mediat në Suedi kanë raportuar se Ibrahimoviç ka vendosur që nuk do të kthehet te Milani dhe se do të vazhdojë karrierën e tij me Los Anxhelos Galaksi, pasi familja e tij dëshiron të qëndrojë në Amerikë.

Gjithashtu, mediat suedeze kanë shtuar se, ata të cilët janë më së shumti kundër kthimit të sulmuesit në Itali janë fëmijët e Ibras, të cilët janë shumë të lumtur me jetën që bëjnë në Amerikë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.