Ibra lëshon “bombën”: Nuk ka faj Murinjo, kjo skuadër kaq vlen

0

Ibrahimoviç vazhdon të jetë personazh me daljet e tij në media. Këtë herë, gjiganti suedez ka lëshuar “bombën”  e radhës. Sulmuesi më i mirë i Junajtidit në këtë sezon i ka bërë apel klubit që të shpenzojë të tjera miliona sterlina në verë, pasi ky ekip nuk garanton sukses në të ardhmen. Ai ka mbrojtur punën e trajnerit Murinjo, por nuk ka harruar të kritikojë përbërjen e Mançesterit.

“Unë mendoj se trajneri nuk ka përgjegjësi në këtë mes, sepse ai po bën të pamundurën me këtë skuadër që ka në dispozicion. Këtë e them i bindur 200%. Nëse do të kishim qenë më të mirë do të ishim të parët në renditje jo të pestët”- ka thënë sulmuesi suedez, e ardhmja e të cilit në “Old Trafford” mbetet për t’u parë në fund të sezonit. Zlatan Ibrahimoviç ka fituar 11 tituj kampionë në karrierën e tij me Ajaksin, Juventusin, Milanin, Interin, Barcelonën dhe Paris SG-në. Ibra ka mbrojtur ndër të tjera dhe stilin jo shumë diplomatik të Murinjos në komunikimin me lojtarët dhe me mediat.

“E njoh mjaft mirë Murinjon, nuk njeh rrugë të ndërmjetme, është i drejtpërdrejtë. Ai të sheh në sy dhe ta thotë troç nëse vlen apo jo. Më mirë kështu se sa prapa krahëve”- ka thënë Ibrahimoviç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image