Ibra kapet me Bredlin: I duket vetja filozof, ka më pak ndeshje se ç’kam unë gola

Zllatan Ibrahimoviç është ndër ata lojtarë, që nuk “hap rrugë” edhe sikur të jetë në faj . Sulmuesi suedez u përfshi në një debat me tone të larta me kapitenin e Torontos, Majkëll Bredli. Në konferencën pas përfundimit të ndeshjes që u fitua nga skuadra kanadeze 5-3, Ibra, nuk harroi të “thumbonte” ish-mesfushorin e Romës.

“Bredlit i duket vetja sikur është ndonjë filozof futbolli. Më duket se ai harron se unë kam shënuar më shumë gola se ai ka luajtur ndeshje gjatë të gjithë karrierës së tij. Këtu ligjin e bëj unë” tha 36-vjeçari, duke mos e fshehur arrogancën që e ka karakterizuar gjatë të gjithë karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *