Ibra do Botërorin: Kthehem, nëse dua

Zllatan Ibrahimoviç është i dëmtuar dhe qartësisht po shkon drejt mbylljes së karrierës, por në të vërtetë suedezi ka edhe një fiksim të fundit: të luajë në Kupën e Botës 2018.

Në fakt, Ibrahimoviç është tërhequr nga kombëtarja pas Euro 2016 dhe në vitin e fundit ka pasur dëmtime të rënda, që kanë çuar te zërat për tërheqje nga futbolli.

“Më mungon kombëtarja. Nëse dua, kthehem, por dua të jem në formë optimale dhe ta ndiej që mund të jap kontributin e duhur”, ka thënë për mediat në Suedi Ibra.

Po Suedia, a ka ndonjë mendim, apo Ibra kthehet e ikën kur të dojë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *