“Ia kemi marrë dorën Tiranës”, panenka e shpikur nga Shkurtaj shkatërron bardheblutë

0

Tirana ndodhet në një krizë dhe shkon për derbin ndaj Partizanit në momentin më të keq. Në ditën e sotme ka ardhur humbja me rezultatin 1-3 ndaj Kukësit në shtëpi. Megjithëse në pjesën e parë e mbyllën në avantazhin 1-0 dhe pritej që bardheblutë të mos dilnin nga pikë nga shtëpia e tyre.

Por për të shkatërruar psikologjinë e Tiranës dhe portierit, ka menduar Shkurtaj. Nëpërmjet një panenka të shpikur prej tij dhe disi të çuditshme, ka ardhur goli i barazimit. Pak më vonë do të ishte një super Enis Gavazaj që do të gjente golin e dytë, ndërsa mbrojtja e kundërshtarit ishte në gjumë.

E si për të rënduar disfatën mendon Kristal Abazaj me një gol nga goditja e dënimit. “Ia kemi marrë dorën Tiranës”, do të shprehej Safet Gjici përpara ndeshjes, me një deklaratë disi të guximshme. Por pas kësaj, mund të dëgjojmë të tjera fjalë nga presidenti i Kukësit. /Sport Ekspres/

44′ Pretendimi tjetër për penallti te Kukësi pas ndërhyrjes së Halilit në zonën e Tiranës. Enea Jorgji i prerë në vendim, megjithëse e gjithë pankina e verilindorëve proteston.

 

41′ Pretendimi i Gavazaj për penallti, Jorgji e ndëshkon me të verdhë

 

Tirana: Lika, Muça, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Halili, Batha, Hasani, Kobinah, Ngo

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Maliqi, Musolli, Rroca, Gavazaj, Abazaj Shkurtaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.