Ia hedh paq Avelino e Gjimshitit, vetëm 3 pikë minus

0

Frika e madhe ishte dënimi me 7 pikë minus, por Avelino ku luan Berat Gjimshiti ia ka hedhur paq, sepse procesi për trukime në sezonin 2013/14 ka përfunduar me masa të lehta, shumë të lehta në krahasim me kërkesat e Prokurorisë Federale.

7 pikë minus në renditje, 140.000 euro gjobë, dënime edhe për shumë ish-futbollistë të Avelinos, duke përfshirë edhe veteranin Kastaldo, që luan ende tek Avelino: këto ishin kërkesat e Prokurorisë.

Tani jepet verdikti final: Avelino humbet 3 pikë dhe shkon 41 pikë, 6 pikë larg pranë rënies direkte nga Seria B.

Nga futbollistët nën akuzë, janë shpallur të pafajshëm Mariano Arini, Rafaele Biankolino, Luixhi Kastaldo, Fabio Pizakane, Fabio Pekarizi e Valter Takone.

Pesë vjet janë dënuar Françesko Milezi e Luka Pini, 18 muaj mbrojtwsi i Xhenoas Armando Ico, ky një futbollist mjaft i vlerësuar në treg.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here