I zakonshmi Bekali: Dibala një xhuxh, Morutan më i fortë se Modriç

Xhixhi Bekali është një personazh i famshëm i botës së futbollit, i njohur për deklaratat e tij të “çmendura”. Kreu i klubit më të madh rumun, Steauas së Bukureshtit, ka shpërthyer në konferencë për shtyp, duke krahasuar talentin Olimpiu Morutan me dy lojtarë kalibri si: Paulo Dibala dhe Luka Modriç.

19-vjeçari, i cili u transferua nga Botosani te Steaua në dhjetor të vitit të kaluar, shihet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit rumun dhe presidenti nuk përmbahet kur flet për të. Morutan bën pjesë te lojtarët më të mirë në botë dhe çmimi i tij mund të prekë shifrën e 100 milionë eurove sipas Bekalit.

Olimpiu Morutan

Nëse Steaua arrin të kualifikohet në Champions dhe Rumania bën mirë në eliminatoret e ardhshme, çmimi i Morutan shkon në 100 milionë euro. Dibala është 26 vjeç dhe është një xhuxh 1.65 metra i gjatë, ndërsa Morutan nuk është jashtë listës së 11-të lojtarëve më të mirë në botë. Morutan është dyfish më i fortë se sa ishte Modriç në moshën e tij”, përfundon Xhixhi Bekali për “Gsp. Ro”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *