I treti më i mirë në Europë/ Spal me një këmbë në Seria B, italianët krenohen më Etrit Berishën

Vendi i parafundit dhe vetëm 18 pikë në këto javë të kampionatit. Spal po përjeton një endërr të keqe ndryshe nga nisja e sezonit 2019/2020. Vitin e kaluar skuadra italiane rrezikoi shumë rënien nga kategoria ndërsa pa me sytë nga merkatua për të siguruar portën.

Spal ja doli. Arriti të afrojë një nga portierët më të mirë në Seria  A. Etrit Berisha ka qenë një nga shpëtimtarët kryesor të skuadrës italiane deri më sot. Së fundmi statistikat tregojnë se gardiani shqiptar renditet i treti nga portierët më të mirë të Europës në 5 ligat kryesore. Me 107 topa të shpëtuar Berisha ka me se të krehohet e bashkë me të edhe tifozët italian e ata kuqezi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *