“I thashë babait, hajde ta provojmë njëherë Shqipërinë”! Talenti nga Anglia i çuditshëm: Ta kemi për eksperiencë, ndoshta iki te Irlanda

0

Nga Klaudio Ndreca

Deri tani kemi dëgjuar raste të ndryshme të talenteve shqiptarë që e ndërrojnë zgjedhjen e tyre duke u larguar nga Shqipëria për të zgjedhur një tjetër Kombëtare, apo edhe e anasjellta. Por rasti i Leonardo Gaxhës është vërtet i çuditshëm.

Ky lojtar është pjesë e U-23 të Shefield United, duke ngjitur shumë shkallë të karrierës, pasi është vetëm 18-vjeç. Më herët ka përfaqësuar të rinjtë e Irlandës, por ka pranuar edhe ftesën e Nevil Dedes, duke luajtur me të rinjtë e Shqipërisë.

Me kë do të luajë në të ardhmen? Vetë Leonardo Gaxha shprehet për “Fan Zone” se erdhi te kuqezinjtë për ta provuar njëherë si eksperiencë, por duke mos e garantuar se do të qendrojë përgjithmonë në këto ngjyra.

“Po ne jemi me origjinë nga Kukësi dhe tani jam pjesë e Sheffield United tek të rinjtë. Unë më herët kam përfaqësuar të rinjtë e Irlandës. Por i thashë babait që hajde ta provojmë njëherë edhe Shqipërinë, për të parë si do ndihesha dhe duhet për eksperiencë. Kë do të përfaqësoj? Po nuk e di akoma, nuk e kam vendosur ende. Nuk jam shumë i sigurt se tani më ka thirrur sërish edhe Irlanda, më duhet ta shoh”, ka thënë Gaxha. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.