I tërbuar me arbitrin dhe tensionet pas ndeshjes, Antonio Conte braktis intervistën dhe refuzon mediat

0

Interi nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim 1-1 në përballjen ndaj Kajlarit. Një tjetër hap i gabuar i zikaltërve që në rast të një fitore të Juventusit në mbrëmje, do t’i largoheshin akoma më tepër vendit të parë. Ndërkohë një incident ka pasur në fundin e ndeshjes, atje ku gjyqtari nuk e ka kursyer sjelljen agresive të Martinez, për ta ndëshkuar me karton të kuq.

Ky i fundit ka goditur me grusht tabelat që gjendeshin para dhomave të zhveshjes, ndërsa Antonio Conte dhe gjithë stafi i Interit ka shkuar për t’i kërkuar llogari arbitrit pas mbylljes së takimit. Aspak i përmbajtur dhe shumë jashtë kontrollit, tekniku i zikaltërve nuk ka dalë në konferencën për shtyp. Duke refuzuar të gjitha mediat që të flas për atë që ndodhi me Cagliarin, Conte është larguar nga stadiumi menjëherë pas mbylljes së ndeshjes. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.