I “shpëtoi” milionave, italiani largohet pas 8 sezonesh nga Monako

Monako njofton zyrtarisht përfundimin e kontratës me një legjendë të klubit. Andrea Raxhi do të largohet këtë verë. 35-vjeçari kaloi plot shtatë vitë në klubin monegask, ku erdhi në 2012-ën nga Bolonja në Serie A. Ai ka luajtur 230 ndeshje me fanëllën bardhekuqe, 38 prej tyre në arenën Evropiane.

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi, që njofton moszgjatjen e kontratës dhe falenderon lojtarin për gjithë kohën e kaluar në Monako. “Njoftojmë vendimin për të mos e zgjatur më tej kontratën me Andrea Raxhi. Klubi e falenderon italianin për të gjitha vitet e kaluara këtu dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, shkruhet në deklaratën e klubit francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *