I rritur në akademinë e Barçës, Delofeu zbulon sekretin e Guardiolës

Zherard Delofeu u largua nga Barça në merkaton e kaluar verore. Gjithsesi, spanjolli ka kujtime pa fund në klubin që e rriti dhe lançoi në arenën botërore. Në një intervistë për ”DAZN”, sulmuesi i Uatford në Angli tregoi gjithçka në lidhje me Guardiolën dhe atë çka pret nga Barcelona e këtij viti.

Për t’u veçuar është mendimi që spanjolli ka për ish-trajnerin e tij, Guardiola. Ai thotë se Pepin e bën të mirë agresiviteti, që nuk duket kurrë në dhomat e zhveshjes përtej seriozitetit dhe punës së palodhshme. Barcelonën e sheh favorite përballë Junajtid.

“Ai është një trajner i shkëlqyer, i veçantë. Për gjithçka ka arritur, sekreti i tij është agresiviteti që nuk e sheh  askush, vetëm ata që janë në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Gjithçka ka arritur nuk është fat, por fryt i punës.”

“Mendoj se Barça shkon si favorite kundër Junajtid. Kanë krijuar një distancë digurie në La Liga dhe vijnë të qetë. Ata kanë skuadër cilësore dhe i uroj më të mirat”, tha mes të tjerash 25-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *