I rilinduri Alkaser: Te Barça nuk më besuan!

Pako Alkaser duket se po rilind përsëri pas dy viteve thuajse në errësirë te Barcelona. Transferimi në Gjermani, te Dortmund duket se ka rezultuar një vendim i shkëlqyer për spanjollin, i cili numëron 6 gola me fanellën verdhezi në tre ndeshjet e fundit.

Përveçse ecurisë së mirë me fanellën e Dortmund, sulmuesi spanjoll mori dhe lajmin e mirë të rikthimit në kombëtaren e Spanjës, teksa Luis Enrike e kishte përfshirë në listën e të grumbulluarve. Pikërisht nga grumbullimi i kombëtares, 25-vjeçari ka folur në lidhje me kohën e tij te Barca dhe momentin që po kalon te Dortmund.

“Fakti që jam këtu në kombëtare do të thotë shumë për mua. Është e gjitha te vendimet që duhet të marrësh. Qëndrova dy vite te Barcelona, por nuk isha protagonist dhe nuk kisha minuta si dhe besimi mungonte, ndaj vendosa të largohesha. Duhet të gjeja përsëri lumturinë e të luajturit futboll. Te Dortmund më kanë ndihmuar që të gjithë shokët e skuadrës dhe është një ambient fantastik”, ka përfunduar sulmuesi spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *