I prishi transferimin te Liverpuli, Fekir shkarkon agjentin

0

Nabil Fekir ishte shumë pranë firmës me Liverpulin gjatë merkatos së verës, por gjithçka u ndërpre në minutat e fundit, për shkak se bordi drejtues i të kuqve dhe agjenti i lojtarit nuk ranë dakord. Fekir vazhdoi edhe këtë sezon te Lioni, ku është dhe kapiten i skuadrës.

Kampioni i botës ka shënuar 12 gola këtë sezon, përfshirë këtu dhe një gol kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve dhe mbetet një objektiv i Liverpulit. Për t’u transferuar te të kuqtë, Fekir ka filluar të mendojë që tani.

Vetë Zhan Pierre Bernes, ish-agjenti i Fekir, pranoi se nuk është më krahu i djathtë i sulmuesit: “Ishte një zgjedhje që e bëri Fekir. Ishte momenti i duhur për t’u ndarë”. Fekir është në kërkim të një agjenti të ri, i cili mund t’i mundësojë transferimin te Liverpuli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.