I pret një përballje e vështirë me Tiranën, Safet Gjici mbledh ekipin e Kukësit

Kukësin e pret pasditen e sotme një rival i vështirë si Tirana, që pritet ta shoqërojë deri në fund të kampionatit në luftën për titull. Takimi që do të luhet në “Air Albania” ka marrë vëmendjen e duhur nga të dy krahët, teksa askush nuk dëshiron të hedhë një hap fals ditën e sotme.

Nisur nga rëndësia e veçantë e kësaj ndeshjeje, Safet Gjici ka vendosur të organizojë një takim me klubin verilindor. Presidenti i Nderit të Kukësit ka shprehur mbështetjen e tij për skuadrës përpara përballjes me Tiranën, duke kërkuar të motivojë kështu lojtarët verilindor për të dalë me një rezultat pozitiv nga “Air Albania”. Gjithçka bëhet e ditur nga vetë klubi kuksian, që ka shpërndarë në faqen e tyre zyrtare këtë informacion së bashku me moment nga takimi i ekipit me Gjicin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *