I përgjigjet kritikave me statistika, Thomas Strakosha portieri i dytë më i mirë në Serie A

Serie A nuk rinisi në mënyrën më të bukur si për Lazion ashtu edhe për Strakoshën, i cili u vu sërish në qendër të kritikave pëër shkak të atij goli të pësuar nga goditja e këndit në ndeshjen kundër Atalantas. Shumë nisën t’i vishnin peshën e fajit gardianit kuqezi, i cili edhe më parë ka ngjallur debate në opinionin sportiv në lidhje me performancën në portë.

Por edhe pse kritikat i ka pasur nga pas, statistikat flasin për Strakoshën dhe shërbejnë si një mënyrë mjaft e mirë për t’ju kundërpërgjigjur të gjithë atyre që dyshojnë në aftësitë e tij. Me pritjet e jashtëzakonshme të tij ka mbajtur shpesh të paprekur portën e tij dhe ka qenë një element thelbësor në suksesin e Lazios këtë sezon.

Portieri i Kombëtares shqiptare është i dyti në elitën e Italisë sa i përket mbajtjes së katërkëndëshit të paprekur. Për plot 9 ndeshje në Serie A, Strakosha nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Donaruma i Milanit me 10 ndeshje pa pësuar. Në të njëjtin nivel me gardianin kuqezi janë edhe Shezni i Juventusit, Silvestri i Veronës dhe Muso i Udinezes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *