I pëlqen shumë Sarrit, Juventusi synon një brazilian

0

Matijs De Ligt vazhdon të mbetet një ëndërr. Kapiteni i Ajaksit pritet të përfundojë në njërin ekip midis Barcelonës dhe PSG-së, kështu që bardhezinjtë po mendojnë alternativa të tjera për repartin e mbrojtjes.

Një emër që ju pëlqen të gjithëve është Markinjos. Braziliani luan prej vitit 2013 me PSG-në dhe është një nga pikat më të forta të repartit defensiv të kampionëve të Francës. Cilësitë e tij pëlqehen shumë nga Paratiçi dhe Mauricio Sarri.

Drejtori sportiv ka nisur kontaktet me Leonardon. PSG nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Markinjos. Vetëm 25-vjeç, por me një eksperiencë të madhe mbi supe. Braziliani shihet si përforcimi i duhur për italianët.

Lojtari përfiton një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon dhe ka edhe tre vite kontratë me klubin francez. Nëse PSG blen De Ligt, lehtësohet kalimi i Markinjos në Torino.

“Zonja e Vjetër” ka edhe një kartë të fundit. Drejtuesit e Juves janë gati të ofrojnë kartonin e Dagllas Kostës për të mbërritur te mbrojtësi. Bisedimet kanë nisur dhe në fillim duhet të mësojmë të ardhmen e 19-vjeçarit holandez.

Opsion mbetet edhe Kulibali i Napolit, por presidenti De Laurentis nuk e ka ndërmend t’ia dhurojë mbrojtësin Juventusit dhe Sarrit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.