I pandreqshmi Groskrojc, nga kampion bote, në… spital

0

Në verën e vitit 2014 Gjermania shpallej kampione bote. Si zakonisht, trofeun e ngrenë edhe lojtarë pa ndonjë kontribut në sukses, si Kevin Groskrojc, 6 ndeshje me kombëtaren, asnjë gjurmë.

Në fakt, ishte talent i madh, por ka përfunduar keq, në Bundesligën 2.

E kishte Dortmundi, e shiti në Turqi, ku nuk luajti fare për burokracira. Gjatë 6 muajve atje, pa futboll, bëri qejf dhe aspak stërvitje.

E përzunë, tani luan te Shtutgarti, që po kthehet në Bundesligë. Titullar, por telashet nuk i ndahen.

Dje në mbrëmje mesfushori 29-vjeçar doli me një grup shokësh  por për dreq nuk dihet si u përfshi në një sherr masiv dhe përfundoi në spital me një çarje të frikshme në kokë.

Profesionist, jo shaka…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here