I “pandreqshmi” Dembele, te Barcelona nuk u mbajnë më nervat

Usman Dembele ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë,ndaj Espanjolit, takim ky që u mbyll me fitoren e Barcelonën me rezultatin 4 – 0. Kur dukej se Sulmuesi francez ishte “shtruar” më në fund, ka ardhur një surprizë mjaft e hidhur për të gjithë ambientin e skuadrës katalanase.

Në stërvitjen e ditës së sotme, Dembele është paraqitur dy orë me vonesë dhe është detyruar që të kryejë i vetëm ushtrimet e caktuara. Duke qenë se kjo sjellje është e përsëritur, nuk ka se si të mos ketë një dënim shembullor.

Sipas medieve katalanase, klubi ka vendosur që ta gjobisë lojtarin me 7% të rrogës mujore dhe një pezullim prej të paktën dy javësh nga grumbullimet e skuadrës. Ditën e nesërme, pritet që trajneri Ernesto Valverde të sqarojë situatën me lojtarin në daljen për shtyp për ndeshjen ndaj Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *