I pamposhturi! Edhe COVID-19 ndalet para Paolo Maldinit: E njoh trupin tim, e di si do më përgjigjet

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini së bashku me djalin e tij Daniel, u konfirmuar si të prekur nga pandemia COVID-19, i cili nuk kursen as sportistët. Por ish-futbollistit nuk e ndjen aspak frikën nga virusi vdekjeprurës, teksa në një intervistë për “Corriere Della Sera” shprehet se e njeh trupin e tij më së miri dhe e di se në çfarë mënyre do të përgjigjet. Kështu ikona e kuqezinjve tregohet edhe një herë i pamposhtur, ashtu si ka qenë përherë në fushën e blertë. Gjithashtu Maldini tregon edhe simptomat që ndjen prej Koronavirusit, ndërsa shton se kjo pandemic ka për t’i bërë njerëzit të ndryshojnë.

“Më e keqja ka mbaruar. Ende kam një kollë të vogël të thatë, ishte si një grip pak më i shëmtuar. E njoh trupin tim, një atlet e njeh veten. Kam humbur shijen dhe erën time, shpresoj të kthehem. Dhimbjet janë veçanërisht të rënda. Dhe atëherë ju ndjeheni si një shtrydhje në gjoks. Njerëzit e ndjeshëm do të rivlerësojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Gjëra që për ne ishin të dukshme, të tilla si darka me miqtë dhe përqafimi i një personi të dashur, tani na mungojnë shumë dhe nesër do t’i vlerësojmë më tepër”, ka thënë ndër të tjera Paolo Maldini./Sport Ekspres/