I pakënaqur te Juve, derbi gjerman për mbojtësin bardhezi

0

Juventusi është një ndër ekipet me alternativa të shumta thuajse për çdo pozicion. Ky fakt, ka bërë që disa prej lojtarëve t’i shtohen pakënaqësitë, si pasojë e hapësirave të pakëta, për sa i përket  minutave të aktivizimit . Një nga këta lojtarë është Medi Benatia.

Marokeni, nuk ka arritur të ketë hapësira, pasi në qendrën e mbrojtjes bardhezi aktivizohen Bonuçi dhe Kielini. Nisur nga kjo gjë, mediat italiane raportojnë se 31-vjeçari do të largohet muajin e ardhshëm nga “Allianz Stadium’’.

Për mbrojtësin thuhet të ketë interes të madh nga Bundesliga. Konkretisht, do të kemi një derbi të Ruhrit në merkato.  Bëhet fjalë për ekipet e Shalke 04 dhe Borusia Dortmund, të cilat janë në garë për Benatian. Kujtojmë, marokeni ka luajtur më parë në Gjermani me fanellën e Bajernit, ku verën e vitit të kaluar u ble nga “zonja e vjetër” për shumën e 17 milionë eurove.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.