I pakënaqur te Barcelona, Vidal flirton me Interin: Konte më bëri një nga më të mirët

Arturo Vidal nuk është përshtatur në mënyrën më të mirë te Barcelon dhe këtë ka vendosur të mos e mbajë të fshehtë. Në një intervistë për El Mercurio, mesfushori i katalanasve shprehet se nuk është i lumtur te Barça, duke qenë se aty i mungojnë minutat në këmbë, si dhe flirton në një farë mënyre edhe me Interin.

Kiliani vlerëson marrëdhënien me Konten në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventust dhe i jep një meritë kryesore në formimin e tij si futbollist. Fjalë këto që janë shenjë e qartë se Vidal kërkon edhe njëherë ribashkimin me trajnerin italian.

“Kujtoj vetëm gjëra të bukura të jetuara me të (Konten). Falë ndihmës së tij bëra një kapërcim në cilësi për të qenë një nga më të mirët. Në futboll gjëja më e rëndësishme është besimi dhe nëse një trajner të jep ty besim, të bën të përmirësohesh shumë.

Unë punoj shumë që të mos e lë klubin dhe të arrij objektivat sezonale. Por nuk jam i lumtur, edhe nëse unë përpiqem t’a kthej situatën dhe të fitoj një pozitcion titullari. Unë jam një fitues. Kudo ku kam luajtur, kam qenë i rëndësishëm”, ka thënë Arturo Vidal./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *