I pakalueshmi Van Dijk, kjo statistikë vërteton se është më i miri

Virxhil Van Dijk është mbrojtësi më në formë i momentit. Holandezi u ble 90 milionë euro në janarin e vitit të kaluar dhe deri më tani ato para po duken tërësisht të justifikuara. Ecuria e mirë e 27-vjeçarit mbështetet dhe nga statistikat.

Gjatë këtij sezoni, Van Dijk është aktivizuar në 31 ndeshje të shpërndara midis kampionatit, kupave dhe Champions-it. Në të gjitha këto takime, Van Dijk është treguar një mur i vërtetë, duke mos u dribluar nga qoftë dhe një kundërshtar.

Në këtë statistikë holandezin nuk e barazon askush, çka tregon qartë që kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë. Ndoshta hapi i radhës për Liverpulin është gjetja e një partneri të një niveli të përafërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *