I pafati Insinje ndalet sërish, ja sa mund t’i mungojë Napolit

Lorenco Insinje është ndalur sërish. Sulmuesi i Napolit sapo ishte rikthyer nga një dëmtim muskulor i pësuar pak para nisjes së ndeshjes së kthimit të Ligës së Europës kundër Salcburgut.

27-vjeçari kishte filluar punën me grupin, por i është dashur t’ia nisë edhe njëherë fazës së rikuperimit. Kapiteni do t’i nënshtrohet sot një skanimi me ultratinguj dhe rrezikon të qëndrojë jashtë 3 javë.

Insinje do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Romës dhe rrezikon dy përballjet me Arsenalin në Ligën e Europës (zhvillojhen me 11 dhe 18 prill). Ançeloti dhe tifozët shpresojnë në një përgjigje pozitive të skanerit që do bëjë lojtari sot, me shpresën që të jetë i gatshëm për sfidat e rëndësishme kundër “topçinjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *