I pafati Cikalleshi lë “barrën” e sulmit mbi Sadikun

0

I fortë është ai që edhe kur ka rënë, di të ringrihet, për të disatën herë… Sokol Cikalleshi, ndoshta, brenda tij ndihet shumë keq, por sigurisht që do të gjejë forcën edhe këtë herë, për të reaguar dhe për të treguar vlerat. Ishte kthyer në kombëtare pas dy mungesa si pasojë e dënimit nga trajneri Kristian Panuçi, i cili vendosi që të mos pranonte kërkesën e lejes për t’u prezantuar në grumbullim një ditë më pas (do të firmoste dhe prezantohej te ekipi turk, Osmanilspor). Por, siç duket, duhet të presë vitin tjetër për të luajtur me Shqipërinë, pasi 2017-ta do të mbyllet në mënyrën më të keqe për sulmuesin nga Kavaja, i cili ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë thuajse një muaj. Një tjetër problem dhe dhimbje koke për trajnerin Panuçi, i cili duhet të shënojë te lista e zezë e mungesave (Mavraj, Kukeli, Roshi, Abrashi, Strakosha) edhe Cikalleshin. Ai do të udhëtojë drejt Turqisë për kurim, pasi rezonanca e djeshme manjetike ka nxjerrë edhe problemin: bëhet fjalë për çarje të pjesshme e muskulit të kofshës dhe koha minimale e rikuperimit për një dëmtim të kësaj kategorie është tre javë.
Testi – Por, si erdhi dëmtimi i Cikalleshit? Një vrapim i zakonshëm në një ndeshje stërvitore brenda familjes. Pra, 11 kundër 11, e zhvilluar ditën e martë nga trajneri Kristian Panuçi. Cika ka vrapuar për të kapur një top, por ka ndjerë dhimbje dhe ka ndaluar. Stafi mjekësor ka ndërhyrë dhe kanë ftohur pjesën e muskulit në kofshë, teksa është menduar si diçka e kalueshme. Por, nuk ka qenë kështu.
Asnjë tjetër – Pas kësaj mungese, trajneri Kristian Panuçi ka vendosur që të mos thërrasë asnjë tjetër, teksa tashmë në sulm kanë mbetur Armando Sadiku e anësori Azdren Llullaku, teksa pritet që edhe Latifi dhe Grezda të “eksperimentohet”, nëse do të jetë e nevojshme. Në Spanjë fo të luajmë vetëm me sadikun përpara, ashtu si me Italinë, natyrisht duke shpresuar që sulmuesi i Legias të mos ketë ndonjë problem si herën e fundit, kur u sëmur dhe mungoi ndaj Lihtenshtejnit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here