I pafat! Kaleb Ekuban shkon në operim në momentin e artë: Si jeta, të jep dhe të merr

Kaleb Ekuban po përjetonte momentin më të mirë te Trabzonspori. Sulmuesi që më parë ka luajtur edhe për Partizanin, po shpërthente me golat e shënuara, ndërsa i fundit erdhi ndaj Fenerbaçes.

Por sulmuesi është i pafat, pasi nga një goditje që ka marrë në stërvitje nga shokët e tij të skuadrës, do të shkojë në ndërhyrje kirurgjikale. Tashmë pritet që ky lojtar të mungojë të paktën për 6 javë, duke humbur disa ndeshje me vlerë për Trabzonsporin.

“Futbolli të jep dhe futbolli të merr. Si jeta. Më duhet të njoftoj se do të mungoj pak më tepër se një muaj. Por do të jem sërish aty për të mbështetur shokët e skuadrës”, shprehet Ekuban. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *