I nxorri lojtarët për stërvitje në park, policia në Londër paralajmëron trajnerin Murinjo

Mourinjo është përballur me një paralajmërim nga policia e Londrës, për shkak se po stërviste disa lojtarë të Totenhemit. Tekniku portugez i kishte nxjerrë ata në park duke bërë disa vrapime të lehta.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga rendi, që ka këshilluar Murinjon. Kjo pasi sipas tyre nuk po respektohet distancimi social për shkakun e pandemisë dhe kjo është rreptësisht e ndaluar. Madje edhe kur shkelja vjen nga njerëz të njohur, këta të fundit detyrohen që të kthehen dhe të izolohen në shtëpi, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë. /Sport Ekspres/