I njohur për momentet qesharake në fushë, ish-portieri i Barcelonës e kërkon suksesin në muzikë

Dikur portier i Barcelonë, tani Pinto ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga futbolli dhe është angazhuar me muzikë. Megjithëse shumicën e kohës ishte një zëvendësues i Victor Valdes, edhe në rastet kur futej titullar gafat apo momentet qesharake e shoqëronin në fushën e lojës.

Ndërsa tani Pinto ka vendosur t’i përkushtohet muzikës, edhe pse në një moshë 44-vjeçare, duke nxjerrë në treg edhe këngën e tij më të re “Salta la Comba”. Një këngë e rrymës hip-hop, në të cilën Pinto jep mesazhin për të ndjerë muzikën dhe për ta lënë veten të lirë në ritmet e saj./Sport Ekspres/