I ngacmoi gruan këngëtarit dhe i theu hundën, vjen reagimi i Arda Turan

Arda Turan është përfshirë në një sherr me këngëtarin turk Berkai në një klub nate në një nga lagjet më të pasura të Emirganit në Stamboll. Siç citoi turkja “Habertürk”, lojtari i Barcelonës, i huazuar te ekipi i Bashakshehirit, ka ngacmuar gruan e këngëtarit, Ozlem Ada Shahin.

Lojtari 31-vjeçar i ka thënë gruas së Berkait: “Po të mos isha i martuar, nuk do të humbisja një vajzë si ti”. Më pas ka ardhur reagimi i këngëtarit, por Arda Turan e ka goditur, duke i thyer hundën. Berkai ka përfunduar në spital, ku ka operuar hundën e thyer, ndërsa futbollisti është paraqitur në spital me një armë me vete.

Pasi ka marrë vesh se vajza ishte gruaja e tij, ai i ka drejtuar armën këngëtarit duke i thënë: “Nuk e dija se ishte gruaja jote. Më vjen keq, merre armën dhe më vrit”.

Lojtari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke mohuar ngjarjen e ndodhur. “Do të doja të bëja një deklaratë për lajmet që kanë qarkulluar në gazetë. Ndodhi një debat në ditën time të pushimit në vendin ku kisha shkuar me miqtë e mi, por shkaku nuk ka të bëjë me nderin dhe pastërtinë e raportuar. Nuk është e mundur që të jetë kështu.”

Arda Turan gjatë sulmit kundër arbitrit anësor

Mesfushori njihet për gjaknxehtësinë e tij dhe sherret e mëparshme. Në muajin maj ai sulmoi një arbitër anësor në ndeshjen kundër Sivasporit, çka solli pezullimin me 16 ndeshje dhe gjobën prej 7 mijë eurosh.

Vitin e kaluar, ai u përjashtua nga kombëtarja nga trajneri i atëhershëm, Fatih Terim për sulmin verbal dhe fizik kundër një gazetari sportiv turk në avionin që po transportonte kombëtaren turke nga Shkupi në Trieste të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *