I ndryshon të gjitha! Bakaj hedh “shashkën” kundër ish-ekipit dhe ikën: Prandaj nuk janë kampion…

Elis Bakaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Shakhtar Soligorsk, ndërsa tani do të nis një aventurë të re me ekipin e Dinamo Brest. Pikërisht ekipi që u shpall kampion në këtë sezon në Bjellorusi. Më herët lojtari shqiptar foli për arsyet e largimit, duke u shprehur se e gjitha kjo erdhi vetëm për të qenë më pranë familjes dhe për asnjë arsye tjetër, madje as për paratë.

Por, në një deklaratë të fundit që bëhet publike në mediat bjelloruse, Bakaj nxjerr edhe një variant tjetër, që nuk ishte dëgjuar më parë. Sipas tij ka një arsye që Shakhtar Soligorski nuk është shpallur kampion:

“Unë prita, prita dhe prita. Këtu janë nënshkruar kontratat vetëm për një vit. Përse klubi nuk të jep një kontratë për dy apo tre vite? Kur unë dëgjova se disa lojtarë do të largoheshin, se trajneri ishte në dyshim, vendosa të largohesha. Është më mirë të iki te Brest, se ata e dashurojnë fitoren. Kur ti e ke kontratën vetëm për një vit, nuk e di se çfarë do të ndodhi në vitin pasardhës, nuk është e mirë për psikologjinë e lojtarët. Prandaj Shakhtari nuk është kampion dhe pse ishte një nga më të fortat në këtë kampionat”, ka thënë Bakaj. /Sport Ekspres/