“I nderuar, nuk iu vodh asgjë”, Partizani ndez debatin mes Vajushit dhe Erion Braçes

Erion Braçe nuk e ka pëlqyer atë humbje të Partizanit në Shkodër ditën e hënë dhe për këtë ka reaguar në rrjetin e tij social, duke shfaqur hptazi pakënaqësi ndaj arbitrimit. Sipas tij goli që vendosi takimin erdhi si pasojë e një penalltie të paqenë, ndërsa shton se një 11 metërsh i është mohuar “demave të kuq”. Por ky reagim i zëvendës kryeministrit të Republikës së Shqipërisë ka marrë edhe replikën e Ermir Vajushi.

Ky i fundit në kanalin e tij në “Youtube” bën edhe zërin e Vllaznisë, ndërsa i kujton Erion Braçes se pretendimet e tij nuk qendrojnë aspak. Vajushi tregon se në Shkodër nuk u vodh asgjë dhe nis të shpjegojë edhe arsyet përse vendimet e arbitrit për penalltitë janë të saktë, por debate mes tyre vazhdon edhe më gjatë, teksa të dy vijojnë të shkëmbejnë replika me njëri-tjetrin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *