I ndaloi edhe Lihtshtejni në shtëpi, tifozët e Greqisë “masakrojnë” lojtarët në rrjetet sociale

0

Kupa u mbush! Greqia ka prekur një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, teksa pas shumë dështimesh dhe pasi ka larë duart me Europianin, surprizohet edhe nga modestët e Lihtshtejnit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa miqtë festuan si të kishin fituar gjithë Europianin pas pikës historike.

Sa i përket reagimeve të mediave greke, të gjitha kanë pasur një titull për atë që ndodhi në shtetin fqinj: “Turp. Nuk mundim dot as Lihtshtejnin”. Kjo thotë gjithçka për të treguar fuqinë që ka skuadra me lojtarët. Nga ana tjetër tifozët janë vërshuar te faqa e Greqisë në “Instagram”, ndërsa talljet dhe ironitë me lojtarët dhe skenën që prezantuan në fushë, ishin nga më të ndryshmet:

“Mirupafshim këtyre fëmijëve.

Vetëm Fatfatzidis dhe Massuouras ekzistonte.

Klarineta që u shfaq shumë herët në shekullin e 19.Tani zë pozicion kryesor në orkestrën sinfonike dhe i përket kategorisë së druvarëve.

Mund ta shoh ndeshjen në ndonjë ueb pornografik?

Pastaj ju pyesni se përse nuk vijnë njerëzit në stadium.

Ia lëkundëm kështjellën Lihtshtejnit dhe e fituam kravatën. Urime Greqi!

Seriozisht?

Kush mund t’iu vras juve të gjithëve?

Çfarë dreqin jeni ju? Nuk keni sedër, jeni turp!”.

View this post on Instagram

#GRELIE ???? #Euro2020

A post shared by ?????? ????? (@greeknational) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.