I motivoi lojtarët me “kokën” e Partizanit, trajneri që bëri çudinë sot në Kupën e Shqipërisë

0

Rezultati që i befasoi të gjithë sportdashësit në Kupën e Shqipërisë, ishte humbja e Partizanit me shifrat 3-0 në transfertë ndaj Besëlidhjes. Këta të fundit drejtohen nga trajneri Elvis Plori, ndërsa ndodhen në vendin e dytë të Kategorisë së Parë në grupin e tyre. Një pritje e gjatë kjo e Besëlidhjes për të mbërritur te suksesi i sotëm ku morën vëmendjen e të gjithëve. Për të mbërritur te Partizani, është eliminuar skuadra e Korabit.

Madje në ndeshjen e parë Besëlidhja do të humbiste me shifrat 2-1, por trajneri Plori do t’i motivonte lojtarët me “kokën” e Partizanit, duke fituar kështu të dytën me rezultatin 1-0. Shumë i gëzuar dhe i lumtuar pas çdo goli u pa në ndeshjen e sotme, pasi realizimet dhe ndeshja shkuan sipas planeve të tij, pa pasur aspak frikën se Partizani mund t’i ngrinte buzëqeshjen me një përmbysje.

Një fitore kjo e Plorit që meriton të gjithë komplimentet për suksesin e arritur, pasi të gjunjëzosh kampionët në 45 minuta dhe t’i dërgosh me një këmbë jashtë Kupës, nuk është pak. Një fitore që mund të hapë edhe diskutimet sesa vlen një trajner shqiptar dhe i huaj në futbollin tonë, por për të mbërritur në këtë pikë, duhet të presim edhe ndeshjen tjetër. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.