I mohoi fitoren, Naingolan tregon pakënaqësitë ndaj Interit: Më trajtuan si një lodër

0

Naingolan realizoi një gol fantastik nga distanca në ndeshjen e fundit kundër ish-skuadrës së tij, Interit, duke vendour edhe shifrat përfundimtare 1-1 në atë takim. Lojtari belg ka folur për ndeshjen e shkuar për mediat italiane, ndërsa nuk ka ngurruar të kujtojë edhe të shkuarën e tij te zikaltrit. Naingolan ka shfaqur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si e kanë trajtuar në Milano.

“E patëm lojën që në fillim, duke luajtur me personalitet. Ka pasur edhe shumë incidente kundër nesh. Unë nuk kam asgjë kundër Interit por ka episodet që duhen rishikuar. Sidoqoftë, mbetet një pikë e rëndësishme. Kam shumë respekt për Interin dhe për shokët e mi të skuadrës, por jam trajtuar si një lodër”, ka thënë Naingolan./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.