“I mërzitur jam dhe unë, do shihemi nesër”/ Zbulohet “përplasja” e vetme Egbo-Halili te Tirana

Tirana ka bërë një ecuri që të lë me gojë hapur që nga periudha kur Egbo është ulur në krye të pankinës. Askush nuk ka ditur si t’i mundë bardheblutë, teksa vetëm Daja ia ka dalë t’u rrëmbejë një pikë. Por ky barazim ka bërë që Egbo të dalë i mërzitur nga ndeshja, edhe pse kishte me vete një seri të gjatë fitoresh të njëpasnjëshme.

Madje gazetari Dritan Shakohoxha ka zbuluar edhe detaje nga ajo çfarë ndodhi pas përfundimit të takimit me Skënderbeun.  Para nisjes së takimeve të sotme të Superiores, komentatori i njohur ka ndarë për “Supersport” edhe një bisedë të shkëmbyer mes Egbosë dhe Halilit pas atij barazimi.

“Presidenti Halili dhe Egbo janë takuar pas atij barazimi kundër Skënderbeut. Ky takim zgjati vetëm pak, ndërsa Egbo i ka thënë Halilit: I mërzitur je ti, por i mërzitur jam edhe unë. Do të shihemi nesër”, ka treguar Dritan Shakohoxha./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *