I mbaron huazimi me Interin, Solskjaer: Sanchez? Si një divan i këndshëm që nuk shkon me dhomën

Alexis Sanchez përfundon huazimin me Interin në fund të këtij sezoni dhe do të rikthehet sërish në skuadrën e tij, Manchester City. Megjithatë sulmuesi kilian nuk i ka dyert e hapura në “Old Trafford”. Lojtari 31-vjeçar zotëron cilësi të mira dhe fanellat që ka mbajtur veshur në karrierën e tij e dëshmojnë një gjë të tillë, por përpos kësaj nuk duket të jetë në planet e trajnerit Solskjaer.

Sipas “Daoly Star”, tekniku norvegjez është përgjigjur në lidhje me të ardhme ne Sanchez te Manchester United duke bërë një krahasim me mobilimin e një dhome. Një mobilje e bukur jo domosdoshmërisht shkon me pjesën tjetër të dhomës thotë Solskjaer, që përcjell kështu një mesazh të qartë për sulmuesin kilian.

“Sigurisht që gjithmonë ka vend për lojtarë të mirë dhe njerëz të mirë. Ne besojmë se jemi në rrugën tonë për të bërë diçka. Sanchez? Ndonjëherë, kur mobiloni një dhomë, madje mund të gjeni një karrige të këndshme ose një divan të këndshëm, por mbase nuk shkon mirë me pjesën tjetër të dhomës”, është shprehur Solskjaer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *