I madhërishmi Eto’o, e mbani mend bastin e tij?

0

17 tetor 2016: Antaljaspori barazonte 1-1 në Antalja kundër Rizesporit, renditja qante, me vetëm 3 pikë në 7 ndeshje, tifozeria e egër turke ziente.

Gjyq pas ndeshjes, sharje e ofendime, por dikush nuk duron dhe shkon te tifozët për të biseduar.

Ishte Samuel Eto’o, një që ka fituar Liga Kampionesh, që ka triumfuar kudo dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme te tifozët e klubeve ku ka luajtur. Në fundin e karrierës nuk duron dot gjëra të tilla, ndaj merr një përkthyes dhe i drejtohet një tifozi, i cili në emër të tifozerisë së Antaljas, i thotë pak a shumë: “Thirrini mendjes, tani vizitoni Beshiktashin, kur do fitoni ndonjë ndeshje? Nuk e shihni që po biem nga kategoria?”.

Eto’o dëgjoi qetësisht përkthimin, u mendua pak dhe tha: “Ju premtoj se do ta mbyllim sezonin me 10 skuadrave të kreut. Po qeshni? OK, ja ku janë kamerat dhe dëshmitarët: unë do të të jap 100.000 euro po nuk dolëm në Top10!”.

Jemi në shkurt: sot Antaljaspori fitoi 1-0 ndaj Karabyksporit, Eto’o shënoi në minutën e 82-të, goli i nëntë në kampionat dhe i teti që vlen fitoren (një gol u shënua në barazimin jashtë fushe ndaj Bashakshehirit kryesues).

Tani Antaljaspori është i pesti, pranë kualifikimit në Europa League, me 10 fitore e një humbje në 13 ndeshjet e fundit!

Tani do ta quajnë ” Etoja i madhërishëm”!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image