I larguar nga Arsenali, Granit Xhaka mbyll marrëveshjen me ekipin në Bundesligë

Ndarja e Granit Xhakës me Arsenalin është e pashmangshme, megjithëse në stolin e topçinjve pritet të vijë një tjetër trajner. Ai episod me  tifozët vulosi gjithçka dhe futbollisti me origjinë shqiptare me shumë gjasa do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Bundesligë.

Aty e pret ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klinsman, që e kërkon mesfushorin 27-vjeçar në organikën e klubit të Hertës së Berlinit.  Sipas “BILD” ky transferim është një fakt i kryer dhe mund t’i kushtojë gjermanëve rreth 17-25 milionë euro./Sport Ekspres/