I kujtoni fjalët e Balotelit? Presidenti i Juventusit do të shpallet kampion para kohe, shpërthen ndaj Lotitos: E ke mendjen te renditja

“Seria A e vazhdoi garën derisa Juventusi të ngjitej në krye të klasifikimit dhe më pas u mbyll gjithçka, që bardhezinjtë të ishin në vendin e parë”, u shpreh Mario Baloteli vetëm para pak ditësh. Një teori e këtij sulmuesi të njohur që ngjalli edhe shumë debate dhe polemika.

Por ngjarja e fundit që ndodhi në mbledhjen e Federatës Italiane të Futbollit, lë shumë vend për nënkuptime. Vetëm presidenti i Juventusit, Agnelli, ka qenë kundër të gjithëve. Kreu i bardhezinjve ka refuzuar që lojtarët të nisin stërvitjen dhe që kampionati të fillojë në 3 prill, duke parashikuar një lehtësim të luftës ndaj Koronavirusit.

Ndërkohë presidenti i Lacios, Lotito dhe ai i Napolit, De Laurentis, kanë kërkuar që lojtarë të zbresin dhe të kenë kontrollin e mjekëve për t’u stërvitur. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Agnelli ka qenë i ashpër në një moment ndaj Lotitos: “Ju mendoni më shumë për renditjen sesa për shëndetin e lojtarëëve tuaj”.

Por pyetja që lind: “A do të mendonte po njësoj Agnelli, nëse Lacio do të gjendej në vendin e parë? E nëse po, atëherë pse u luajt takimi i fundit ndaj Interit kur gjithë Italia ishte në luftën e epidemisë dhe dy skuadrat do të përfundonin në karantinë pikërisht për shkakun e kësaj ndeshje?”. Pra e gjitha kjo mirësi e Agnellit mbetet e dyshimtë, ndërsa ajo që pritet prej tij është që kampionati të mbyllet para kohe dhe të shpallet fituesi me renditjen aktuale, atje ku Juventusi është vetëm 1 pikë larg Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *