I kujton se është familja e tij! Icardi i kthen përgjigje ish-shokut Maksi Lopez, i akuzoi rëndë gruan…Wanda Nara

Historia e Ikardit dhe Maksi Lopezit është ajo e dy shokëve të ngushtë që tronditet dhe thyhet për shkakun e një gruaje. Më saktësisht, për shkakun e Wanda Naras që vazhdon të provokojë me fotot e saj në rrjetet sociale dhe teksa shprehet se këtë gjë e bën që të duket tërheqëse për Ikardin.

Më parë ajo ishte në krahët e Maksi Lopezit, duke pasur edhe fëmijë së bashku, por do të niste një romancë tjetër, me shokun e tij. E për këtë arsye ka pasur edhe tensione në distancë të herë pas hershme. Pas njëfarë qetësie në këtë drejtim, ishte Maksi Lopez që vetëm pak ditë më parë e akuzoi Ëanda Naran si një femër të papërgjegjshme, e cila po i ekspozon fëmijët në virusin e COVID-19 dhe duke i marrë në udhëtime të ndryshme, ndërsa duhet të jenë në karantinë.

Ndërkohë një përgjigje i ka kthyer edhe Mauro Icardi në një video live në “Instagram”, duke i kujtuar tashmë se bëhet fjalë për familjen e tij dhe i treguar vendin Maksi Lopezit: “U ktheva në Itali sepse ishte e mundur dhe duke respektuar masat e sigurisë që janë të vendosura nga shteti. Unë i siguroi gjithmonë anëtarët e familjes sime që të jenë të mbrojtur”. /Sport Ekspres/